Vuçiq shuan shpresat e Listës Serbe

Lajme

Vuçiq shuan shpresat e Listës Serbe

Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:48
Aleksandar Vuçiq

Aleksandër Vuçiq ia prish ultimatumin Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbisë do t’i duhet të presë edhe tre muaj e gjysmë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – por ka theksuar se do të ankohet për këtë.

Vuçiq ka deklaruar për RTS se do të bisedojë me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, nga e cila ka thënë se pret fjalë inkurajuese – dhe ka shtuar se çështja kryesore e bisedimeve do të jenë Beogradi dhe Prishtina.

“Ne do të flasim kryesisht për marrëdhënien ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe 10 për qind për gjëra të tjera. Kjo marrëdhënie është pengesa jonë më e madhe në rrugën evropiane”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka deklaruar se vetëm marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është realizuar nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërsa ka thënë se nuk ka shumë shpresë se ajo do të zbatohet.

“Ata kanë thënë se do të hartojnë një statut për AKS brenda tre muajsh e gjysmë, dhe se Serbia duhet të presë tre muaj e gjysmë – por unë po ju them se nuk do të presim, pozicioni ynë është i qartë, por shumë, shumë i vështirë. Kemi përballë vendet që e kanë krijuar Kosovën e pavarur, amerikanët, britanikët... I kemi duart e lidhura, dhe objektivi dhe interesi ynë është ruajtja e sigurisë”, ka deklaruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat