Lansohet fushata “Siguria në punë”

Lajme

Lansohet fushata “Siguria në punë”

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:09
Foto nga fushata "Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha”

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica ka lansuar sot fushatën vetëdijësuese "Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha”.

Ai me këtë rast vizitoi kompanitë e ndërtimit Agro Trade-Fidola Construction dhe Dreni Shpk, te një objekt në ndërtim  në Prishtinë.

 Reçica tha se MMPS-ja ka nxjerr një sërë rregulloresh që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin e puntorëve më vendin e punës.

Recica ftoi edhe punëtorët që t’i kushtojnë rëndësi sigurisë në punë dhe shëndetit të tyre persona.

Reçica: Siguria e jetës mbi të gjitha

“Paralelisht ftoj edhe punëmarrësit në ato raste kur shohin që siguria dhe shëndeti i tyre nuk është në shkallën në të cilën duhet të jetë është mirë në radhë të parë t’i kushtojnë kujdes sigurisë dhe shëndetit të tyre personal. Nuk ka punëdhënës që nuk e ka vullnetin që t’i zbatoj sepse bëhet fjalë për sigurinë dhe jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha është siguria dhe jeta e njerëzve dhe nuk ka kënaqësi më shumë as për punëdhënësin,  por edhe për punëmarrësin t’i kthehet shëndosh e mirë familjes e lila e ka nisë për vend të punës në mëngjes”, tha Reçica.

Ministri ka përmendur edhe fillimin e një fushate dje e cila ka të bëjë me punësimin e qytetarëve që gëzojnë asistencë sociale.

Punëtorët e ndërtimtarisë e kanë mirëpritur vizitën e ministrit Reçica ndërsa janë shprehur se në Kosovë nuk ka kushte për punë sikurse në vendet tjera të BE-së.

Refik Ajeti, tha se punëtorët sigurohen në punë varet se si mund ta gjejnë veten.

Ajeti: Duhet më shpesh me ardhë të na vizitojnë

“Siguria është sipas rregullave si mund me gjetë veten, se gjithmonë është rrezik këtu por duhet me pas kujdes, me vendosë kaisha kur ka nevojë për skele, rrypa të sigurisë, respektohen rregullat, por tash si në Kosovë, s’ka kushte më të mira. Më erdh shumë mirë që erdh me na vizitu, dhe duhet me ardh ma shpesh me na vizitu me shiku qysh po reagojmë ne, normale me pas rregulla edhe punëtori”, tha Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat