Alonso: McLaren ka limite

Lajme

Alonso: McLaren ka limite

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:18
Fernando Alonso

Fernando Alonso përgatitet për garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, ku synon një tjetër paraqitje të mirë edhe pse spanjolli i McLaren është i vetëdijshëm se nuk ka shumë shanse për ta fituar garën. “I dimë limitet tona, jeni ende pas makinave më të mira, ndaj duhet të punojmë më shumë për të rivalizuar me Ferrarin, Mercedes apo edhe me Red Bull. Vendi i gjashtë në renditjen e pilotëve është një pozicion i mirë për mua, por synoj diçka më shumë në garat e ardhshme”, u shpreh spanjolli i McLaren.

“Çdo fundjavë është e rëndësishme për ne, për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë, duke shfrytëzuar sesionet e lira për të patur një makinë sa më të balancuar. Në baku nuk pres një ndryshim radikal të makinës, por kemi një makinë me potencial të mirë, që mund të synojë diçka më shumë se zonën e pikëve. Në këtë pjesë të parë sezonit po përpiqem të grumbulloj sa më shumë pikë të jetë e mundshme, për të qenë mes më të mirëve”, tha Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat