Hoxha Osman Musliu e fyen rëndë Ramiz Lladrovcin, ia kujton se e kishin përzënë nga Tirana

Lajme

Hoxha Osman Musliu e fyen rëndë Ramiz Lladrovcin, ia kujton se e kishin përzënë nga Tirana

Nga: P.R Më: 13 maj 2018 Në ora: 22:31
Osman Musliu

Hoxha nga Drenasi, imami i këtij qyteti, Osman Musliu, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovcit.

Përmes një postimi në facebook, Musliu i ka kujtuar Lladrovcit se si e kishin përzënë nga ambasada gjatë kohës që Lladrovci kishte qenë ambasador i Kosovës atje.

“Ndërsa për kokën e këtyre udhëheqësve komunal e kam një porosi: nuk je kryetari i parë që i futesh inatit personal ndaj meje. Mirëpo duhet pasur kujdes sepse përzënia nga Ambasada e Tiranës mund të të pasojë më atë nga Komuna e Drenasit”, ka shkruar Musliu.

Ky është shkrimi i Musliut:

Paska reagua ja “MIZI” ja “IZI” 

Sikur budallaku t’kishte qenë me tatim, atëherë Komuna e Drenasit me Kryetarin e saj do ishin tatimpaguesit më të mëdhenjë në këtë vend! 
Sot Komuna e Drenasit paska shkruar një shkarravinë ndaj reagimit tim në lidhje me skandalin e djeshëm.

Reagimi im kishte të bënte me agjendën e vizitës se djeshme të z. Rainer Wieland në Drenas.

Në një vend ku pothuajse të gjithë qytetarët janë Shqiptarë Musliman,zyrtarët e komunës bëjnë një agjendë provokative duke vizituar bjeshkët e Llapushnikut dhe “Objektin e fesatit”në atë vend.

Ndërsa vizita në xhami neglizhohet qëllimisht. Jo pse jam merak të takohem e servilohem siq bëjnë këta tek zyrtarët politikë tek të huajt. “Kryetar”dhe ju pushtetarët e Drenasit, duhet ditur se Xhamia e Drenasit nuk është e Mulla Osmanit por e krejt qytetarëve të Drenasit.

Për këtë arsye nuk guxoni për inatin dhe xhelozinë që keni ndaj meje ti neglizhoni qytetarët e këtij vendi.

Ndërsa për kokën e këtyre udhëheqësve komunal e kam një porosi: nuk je kryetari i parë që i futesh inatit personal ndaj meje.

Mirëpo duhet pasur kujdes sepse përzënia nga Ambasada e Tiranës mund të të pasojë më atë nga Komuna e Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat