Pamje ekskluzive nga plagosja me armë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, shikoni përleshjen

Lajme

Pamje ekskluzive nga plagosja me armë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, shikoni përleshjen

Nga: P.R Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ka ndodhur një gjuajtje me armë, ku si pasojë është plagosur një person.

Sipas, dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, thuhet se njëri prej punëtorëve të fabrikës, “Titan Beton” ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në këmbë.

Rastin e ka  konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy arme”, ka thënë ajo.

Në media janë publikuar pamjet nga plagosja si dhe përleshja që ka ndodhur në lagjen “Arbëria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat