Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm, Zoran Vukotiq, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Vukotiq u shpall i pafajshëm për rastin e vrasjes së katër civilëve shqiptarë në Vushtrri në vitin 1999.
Kryetari i Trupit Gjykues ka deklaruar se nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se Zoran Vukotiq është kryesi i këtyre veprave kriminale.
Ndaj të lartpërmendurit rëndojnë edhe dy akuza të tjera për krime lufte.