Ish-deputeti Kujtim Paçaku varroset në Prizren

Lajme

Ish-deputeti Kujtim Paçaku varroset në Prizren

Më: 18 maj 2018 Në ora: 07:57
Kujtim Paçaku

Dje pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Kujtim Paçaku, artist, poet, dhe ish-deputet nga komuniteti rom.

Në Teatrin e Prizrenit “Bekim Fehmiu” sot nga ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative për nder të tij.

Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në orën 13:00 në varrezat e Prizrenit.

Paçaku, ishte përfaqësues i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës. Së fundi ai ishte shpallur  ambasador i paqes në një konferencë për kulturë dhe paqe në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat