Mafia politike e udhëhequr nga Thaçi

Lajme

Mafia politike e udhëhequr nga Thaçi

Nga: N.A Më: 20 maj 2018 Në ora: 14:27
Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillime politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se fakti që Sefaj është larguar, ndërsa Maxhuni është mbrojtur me çdo kusht, tregon se këtu ka të bëjë për mafien politike të udhëhequr nga Thaçi.

“Qasja joserioze për zhvillimet në vend ka sjellë vendin në gjunjë. Arrestimi i pafytyrësh, spektakolar i Gjuriqit dhe me dëme të mëdha në arenën ndërkombëtare për Kosovën, tregon nivelin e naivitetit dhe trajtimit pa respekt të institucioneve. Pas akuzave të gjykatësit ndërkombëtare për Thaçin dhe se si i ka mbetur borxh atij për shërbimet kryera, për premtimet e panumërta e të paralizuara të Thaçit, nuk kam se si ta marrë seriozisht atë njeri, por dëmi që ka shkaktuar ai edhe ne rastin Gjuriqit por sidomos në rastin e kapjes së qytetareve turq që po ashtu kanë qenë mësues të fëmijëve të tyre tregon se këta njerëz  nuk janë seriozë”, është shprehur Abazi.

“Arsyeja pse vetëm Flamur Sefaj është larguar është se ai përkundër që ka qenë një ndër ministrat më të mirë, si duket ka qenë gjithashtu naiv dhe ka besuar që mund të veprojë në bazë të fjalëve apo ndoshta nuk po i bën publike komunikimet zyrtare e protkolare. Gjithashtu vetë fakti që Sefaj është larguar ndërsa Maxhuni është mbrojtur me çdo kusht tregon se këtu ka të bëjë për mafien politike të udhëhequr nga Thaçi, që e kanë në interes të tjerëve për interes të vetes dhe askujt tjetër”, ka përfunduar Abazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat