Ky është vendi më paqësor në botë

Lajme

Ky është vendi më paqësor në botë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:38
Pamje nga Islanda

Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Sidnei të Australisë, publikoi të mërkurën Indeksin e Paqes Globale, duke radhitur 163 shtete dhe territore në bazë të nivelit të tyre të paqes.

Lista u përpilua me matjen e gjendjes në tri fusha: siguri sociale, konflikt të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizim.

Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një pozicion që ka që nga viti 2008.

Ndërsa Siria mbetet e fundit në listë për të pestin vit me radhë.

Nga vendet e Ballkanit, Kosova radhitet më dobët, në vendin e 92-të, më pas vjen Bosnje Hercegovina në vendin e  89, Maqedonia 87, Mali i Zi 58, Serbia 54 dhe Shqipëria 52.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat