Limaj: Vdekja e hershme e Vokrrit, humbje e madhe për sportin e Kosovës

Lajme

Limaj: Vdekja e hershme e Vokrrit, humbje e madhe për sportin e Kosovës

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:23
Arkiv

Kreu i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj thotë se lajmi për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, na ka tronditur të gjithëve.

Sipas tij, vdekja e hershme e Vokrrit është humbje e madhe për sportin e Kosovës dhe për vetë shtetin e Kosovës.

“Vokrri ka qenë frymëzim për shumë gjenerata në vitet e 80-ta.
Kontributi i tij në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte vendimtar.

Fadilin pata rastin ta takoja 10 ditë më parë në prag të ndeshjes Kosovë-Shqipëri. Si gjithmonë pozitiv e i përkushtuar për ta ngritur futbollin e Kosovës sa më lart.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Vokrri, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës! U prehsh në paqe”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat