Zbulohet dokumenti i SHIK-ut i vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit

Lajme

Zbulohet dokumenti i SHIK-ut i vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit

Nga: D.RR Më: 9 qershor 2018 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Avokati i Izet Haxhiut, Bashkim Nikolla, posedon dokumentin sekret që do të shërbejë si provë në gjykimin e Izet Haxhiut.

Dokumenti përmban detaje që çojnë në zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ky dokumenti nis me tre autorët, që sipas SHIK-ut, janë Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja. Ky grup kishte armiqësi me Azem Hajdarin që kishte nisur që pas tentativës së dështuar të ish-deputetit të PS-së, Gafur Mazreku për të vrarë Azem Hajdarin në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, më 18 shtator të vitit 1997, transmeton “Bota sot”.

Në raportin e shërbimit informativ shqiptar në atë kohë, thuhet se "Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muhamerr Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës", thuhet në raportin e SHISH. 

Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 19 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat