Serbët shpresojnë se në takimin e ardhshëm Thaçi-Vuçiq, do ta marrin draftin e Asociacionit

Lajme

Serbët shpresojnë se në takimin e ardhshëm Thaçi-Vuçiq, do ta marrin draftin e Asociacionit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 07:40
Hashim Thaçi, Frederica Mogherini dhe Aleksander Vuçiq

Dialogu për momentin ende nuk dihet kur do të vazhdojë. As zyrtarë nga Bashkimi Evropian se kur mund të ketë takim tjetër ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.

Por njohësi i raporteve me Kosovën në Serbi, Dushan Janjiq po thotë se një takim i tillë mund të ndodhë javën e ardhshme.

Madje ai është optimist se në takimin e ardhshëm të dy presidentëve, pala serbe do ta marrë draft-statutin e Asociacionit

“Thaçi dhe Vuçiq ndoshta do të mund të takohen javën e ardhshme, ku pala serbe pret ta marrë dratfin e Asociacionit. Nëse përfaqësuesit e Prishtinës vijnë me këtë draft, Beogradi mund të hyjë në fazën përfundimtare të dialogut. Përndryshe si mund të negociojmë kur Asociacioni është vijë e kuqe për Serbinë”, tha Janjiq.

Sipas Janjiqit, vendimi për ta tërhequr platformën e dialogut nga Kuvendi është “lojë e pistë e politikanëve të Kosovës”.

Në anën tjetër Fatmir Sheholi, njohës për raportet ndëretnike thekson se platforma u tërhoq me të vetmin arsyetim, që të krijohet konsensus më i gjerë.

Ndryshe sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se deri në fund të qershorit do të vazhdojë dialogun me presidentin Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat