(E plotësuar) - Ka përfunduar autopsia e trupit të pajetë të legjendës së futbollit te Kosoves Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dje. Sipas autopsisë, Vokrri kishte sulm në zemër.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gëxhaliu.
Ai ka bërë të ditur se familjarët e kanë marrë trupin e Vokrrit për ceremoninë e varrimin që do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit.
Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme janë paraparë një varg aktivitetesh në nderim të tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
***
Autopsia e trupit të Fadil Vokrrit ka përfunduar para pak çastesh.
Kjo është konfirmuar për mediat vendore nga Arsim Gërxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Gërxhaliu ka thënë se trupi është marrë nga familjarët.
“Po autospia ka përfunduar para gjysmë ore. Trupin e kanë marrë familja, dhe pastaj do të vazhdojë me ceremenoninë e homazheve dhe të varrimit sipas protokollit shtetëror”, ka thënë Gërxhaliu.
Legjenda e futbollit dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë dje në mëngjes pas një sulmi në zemër.
Ai nuk arriti të mbijetoi pas sulmit, dhe në QKUK arriti pa shenja jete.
Nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë homazhe, kurse prej orës 14:00 një mbledhje komemorative.
Varrimi i legjendës Fadil Vokrri do të bëhet nga ora 17:00 në Prishtinë.