Këtë video nga Kosharja nuk e keni parë asnjëherë: Ushtarët e UÇK-së sfidojnë serbët me një top, kurse NATO...

Lajme

Këtë video nga Kosharja nuk e keni parë asnjëherë: Ushtarët e UÇK-së sfidojnë serbët me një top, kurse NATO...

Nga: P.R Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:14
Koshare

Associated Press, në vitin 2015, kishte filluar të publikojë në arkivat e saj videot e bëra gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

E njëra ndër to shfaqë momentin e përballjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ushtarët dhe kriminelët serbë.

Edhe në këtë video dëshmohet se ushtarët e UÇK-së kishin zemër të madhe, ku vetëm me një top sfidonin armikun serb.

Ndërsa forcat e NATO-s, vazhdonin bombardimin e objektivave serbe.

“Avionët perëndimorë vazhduan të bombardonin objektivat serbe të shtunën, pavarësisht bisedimeve midis gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve jugosllavë. Ushtarët e K-L-A të pozicionuar në malet e Junikut, pranë kufirit me Shqipërinë, dëshmuan për bombardimet e rënda të NATO-s për pozicionet serbe në zonë. Edhe qyteti i Junikut u godit dhe shtëpitë e djegura mund të shiheshin nga kodra. Trupat e K-L-së nga brigada 138 e njohur edhe si 'Agim Ramadani' vazhduan të stërviten me topa të lehta, pavarësisht bombardimeve nga serbët. Disa nga ushtarët e K-L-A po mbajnë maska të gazit ndërsa pretendojnë se forcat serbe po përdorin armë kimike”, thuhet në përshkrimin e videos nga AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat