Nuk ishte vetëm gruaja! Ja kush u largua dje me forcë nga foltorja në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Lajme

Nuk ishte vetëm gruaja! Ja kush u largua dje me forcë nga foltorja në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Nga: N. Sh Më: 11 qershor 2018 Në ora: 08:36
Pasardhësja e gjeneral Mehmet Derallës, Valdete Deralla të cilës iu ndal fjala nga kryeministri Haradinaj

Në një video tjetër që po qarkullon në rrjetet sociale nga ceremonia e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përveç gruas e cila u largua me forcë shihet edhe një mashkull tjetër, të cilin e ngrehin "zhag" organizatorët, shkruan gazeta "Bota sot".

Ishte pasardhësja e gjeneral Mehmet Derallës, Valdete Deralla e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne, por që nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj që të reagojë dhe t’ia ndërpresë fjalimin. 

Pra, zonja që u largua me forcë nga kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte e vetmja që e pati fatin e tillë gjatë ceremonisë së 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Valdee Deralal doli në foltore dhe filloi të prezantohet si trashëgimtare e një ministri të qeverisë së pavaresisë së Shqipërisë, i cili sipas saj ishte i vetmi që kishte mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi i saj, qe i ishte bërë në Konferencën e Londrëa së vitit 1913.

“Profesor etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kamë fatin që ja pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derallës, që ju besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, i vetmi anëtar që përfaqësoj trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipëris Londinezë, shpreh keqardhjen e thelle që jo vetëm në kohen e komunizmit , kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Deralles”, ishte pikërisht këtu kur ju ndërpre fjala nga Kryeministri i Kosovës.

Por, nuk ishte kjo e tëra që ndodhi në ceremoninë e Lidhjes Shqipare të Prizrenit.

Aty ishte edhe një njeri i moshuar i cili nisi të fliste larg mikrofonit për Lidhjen e Prizrenit. Nuk shkoi gjatë dhe sigurimi e larguan prej aty.

Vlen të përmendet se ky njeri ishte në publik derisa po ndodhte ngjarja e largimit të mbesës së Mehmet Derallës.

Për më tepër, Shënimi i 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit nuk ka kaluar pa incident.

Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derallës, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Ramush Haradinaj të reagojë dhe të ia ndërpresë fjalimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat