Vdiq dhe u varros një vajzë e panjohur në Prishtinë, historia e saj është e dhimbshme

Lajme

Vdiq dhe u varros një vajzë e panjohur në Prishtinë, historia e saj është e dhimbshme

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:32
Varri

Një vajzë 24 vjeçare ka vdekur ditë me parë në Kosovë. Ajo kishte ardhur nga vendet e Evropës për t'u takuar me familjen e saj në Prishtinë, por kjo e fundit e kishte refuzuar vajzën.

Historinë e dhimbshme të kësaj vajze e ka treguar avokatja Xhevahire Klöppner, përmes rrjetit social Facebook.

Me poshtë e gjeni të plotë rrëfimin e avokatës për vajzën e panjohur: 

Te nderuar FB. shok, shoqe, miq. Sot kam qen e AUTORIZUAR te vorrosi nje vajz te re 24 vjeqare.

Historin e saj nuk e di, por kam qen qe nga e premtja shum e shqetsuar dhe e merzitur per vajzen e panjohur.

Nje vajz e re para 2 vitesh deshionte te vinte ne Kosove, ta takonte babain e saj, deshironte ti ti takonte Kosoves. Edhe perkunder deshires se saj te madhe te integrohej ne familje… nuk hasi ne mirekuptim sipas gjitha gjasave.

Kerkesen per strehim/azil iu refuzua nga organet kompetente per qeshtje te azilit ne Kosov. Ajo qendronte edhe me tutje ne te zez, pa letra ne Kosov.

Kjo vajz per mua e pa njohur edhe pse ishte e besimit krishter e mori besimin musliman dhe donte patjeter te jetonte ne Kosov te babi i saj. Me shume nuk e di historin e saj. Nena e saj shtetase e EU me autorizoj te marr pergjegjsin dhe te respektoj deshiren e fundit te vajzes se saj, te vorroset si muslimane.

Une nuk kam mund ket kerkes ta refuzoj, pasiqe nena e saj as nuk e dinte gjuhen shqipe, as traditen shqiptare te vorrimi por as nuk i dinte adetet e ceremonis se vorrimit te fes muslimane.

I falenderohem perzemersisht Zuhdi Hajzeri dhe Hoxhes se Xhamis se madhe ne Prishtin per perkrahjen dhe zemergjersin e tij per te realizuar deshiren e vajzes se panjohur.

VAJZA E PANJOHUR 24 vjeqare u vorros vetem disa ore para legjendes se Futbollit kosovar Fadil Vokrri ne Arberi te Prishtines.

Ne varrim e VAJZES SE PANJOHUR sishte askush…perveq Hoxhallareve (2 HOXHE) dhe njerzve qe i paguam per te hap dhe mbyll vorrin….natyrisht isha edhe une aty.
Nena e saj me lut ne ZOT dhe gjdo gje qe kam ne jet , qe ti permbush deshiren e vajzes se saj , te vorroset ne Prishtin. Vajza e panjohur eshte fajtore pse erdh ne Kosov…ashtu thojn kosovaret.

Megjithate ajo tani pushon e qet ne dheun e Kosoves, nuk ka mall, ka ardh ne vendin dhe ka hy ne dheun e prejardhjes se saj.
E shtroj pyetjen sa ka dinjitet dhe vler nje NJERI ne Kosove?

Une sot i pagova 375€ per vajzen e panjohur ne Bashksin Islame.
Nenes se vajzes se panjohur ju kishte bllokuar konto, se deri sa ka ardh tek une ka pagu te holla ne Spital per medikamenta edhe pse vajza e panjohur nuk kishte as 1% shans te mbijetonte.

Ku eshte humaniteti yne?

Ne kena qen dikur human, i kemi ndihmuar te tjerve, qka ka ndodh me ne?

Perveq €€€€€ nuk vlen asnje e mir tjeter.

Jam e merzitur per ty VAJZ E PANJOHUR- te qoft i leht dheu i gjyshreve tu, gjoja me prejardhje fisnike? Po e kerkoj fisnikrin dhe humanitetin, solidaritetin…..

Sot per her te par e pash se te gjith i kishin VORRET e njejta edhe HOXHA te gjithve po ju knojke ARABISHT.

Me ne fund perseri u gzova, ishte sukses i madh per 375€ me mbulu me dhe VAJZEN e panjohur, se me siguri as ne dheun e zi skish mujt me hy pa €€€€€€.

LUTUNI PER VAJZEN E PANJOHUR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat