Mësohet kur do zhvendoset Ministria e Kulturës në Prizren

Lajme

Mësohet kur do zhvendoset Ministria e Kulturës në Prizren

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:15
Ministria e Kulturës

Tashmë ekziston vendimi për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në kryeqytetin historik, Prizren.

E kjo, besohet se pjesërisht do të ndodh muajin e ardhshëm.

Ministri i këtij dikasteri, Kujtim Gashi ka deklaruar se kanë filluar procedurat për bartjen e stafit dhe çështjet e tjera administrative.

“Tashmë proceduralisht jemi afër për të kaluar atje, kemi edhe disa çështje administrative dhe më së largu në muajin e ardhshëm një pjesë e ministrisë do të operoj në qytetin e Prizrenit”, ka thënë ai.

Ndryshe, hapësira ku Ministria e Kulturës ndodhet aktual në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pas largimit do të jetë Presidenca e Kosovës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat