Jankoviq: Nuk mund të pengohet anëtarësimi i Kosovë në organizata ndërkombëtare

Lajme

Jankoviq: Nuk mund të pengohet anëtarësimi i Kosovë në organizata ndërkombëtare

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 22:56
Sasha Jankoviq

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (Pokret slobodnih gra?ana) Sasha Jankoviq ka deklaruar se nuk mund të pengohet zhvillimi demokratik i Kosovë dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe ulësen në OKB.

Ai , siç përcjell FoNet, ka thënë për n1 se ekziston precedenti duke përmendur shembullin e Rusisë e të Ukrainës të cilat në kohën e Bashkimit Sovjetik kanë qenë anëtare të Kombeve të Bashkuara por pa e njohur pavarësinë e njëra-tjetrës.

Lidhur me Ushtrinë e Kosovës, Jankoviq ka thënë se forcat e armatosura të saj janë realitet, porse, sipas, duhet shikuar se si ato të vihen nën kontroll përmes OSBE-së.

Sipas Jankoviqit, problemin e Kosovës nuk mund ta zgjidhin regjimet jodemokratike në Beograd e në Prishtinë.

“Ne do ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë Jankoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat