Amerika do t’i kthejë Vatikanit letrën e vjedhur të Kolombit

Lajme

Amerika do t’i kthejë Vatikanit letrën e vjedhur të Kolombit

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 09:25
Letra e Kolombit e shkruar më 1493 do t’i kthehet Librarisë ës Vatikanit, e cila u përshkrua si “shtëpia e duhur për letrën”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë bërë të ditur se do t’i kthejnë Vatikanit kopjen e letrës së shkruar në shekullin e 15-të nga Kristofor Kolombi, në të cilën zbuluesi rrëfen për familjen mbretërore të Spanjës, zbulimin e Amerikës.

Letra e Kolombit e shkruar më 1493 do t’i kthehet Librarisë ës Vatikanit, e cila u përshkrua si “shtëpia e duhur për letrën”. Libraria e Vatikanit pranoi një kopje në vitin 1921, mirëpo në vitin 2011, një ekspert zbuloi se letra ishte falsifikuar dhe ishte përdorur si zeëvendësim gjatë vjedhjes.

Kopja e vjedhur ishte gjetur n qytetin amerikan, Atlanta, ku ishte arritur pasi një amerikan e kishte blerë atë nga një tregtar, në vitin 2004, pa vetëdijen se ajo ishte vjedhur.

Kjo do të jetë letra e tretë e shkruar nga Kolombi që është vjedhur dhe kthyer, një u kthye në Florence dhe një tjetër në Barcelonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat