George Soros: BE duhet të merret me krizën e refugjatëve duke i mbajtur kufijtë të hapur

Lajme

George Soros: BE duhet të merret me krizën e refugjatëve duke i mbajtur kufijtë të hapur

Nga: Beqir Sina Më: 14 qershor 2018 Në ora: 16:37
”Çfarë e pyeti Sorosi, Ramën dhe Vuçiçin për refugjatët e ISIS në Shqipëri e Serbi?’

Miliarderi izraelit amerikan i krahut të fort të majtë politik, George Soros do që Bashkimi Europian të merret me krizën e refugjatëve të kontinentit duke mbajtur një politikë të kufijve të hapur dhe duke ngritur kredinë e borxhit të BE, një ide e Sorosit, kjo që është promovuar dy vjet më parë në Londër.

Sipas “The Daily Caller”, thuhet se në një fjalim në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë me 29 Maj 2016, manjati i biznezist, miliarderi Soros, ka thënë se : “BE duhet të ngrejë borxhin e saj për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve ekonomike në Afrikë, si pjesë e reagimit të saj ndaj krizës së vazhdueshme të refugjatëve”.

Soros, shkruajti “The Daily Caller”, një ditë më pas për këtë takim vjetor të KEM, ngriti idenë e "një plani Marshall të udhëhequr nga BE-ja për Afrikën”, që simbas tij, "do të kërkonte të paktën 30 miliardë dollarë (35.4 miliardë dollarë) çdo vit për një numër vitesh" për të ndihmuar në trajtimin e krizës së refugjatëve. Për shkak të "mungesës së mjerueshme të burimeve financiare", citohet të ketë thënë Soros, : ”Shtetet anëtare të BE mund të kontribuonin vetëm një pjesë të vogël të kësaj shume. Pra, pa shpjeguar se nga mund të vijnë paratë ?”

Ndërkohë, që ai ka shtuar se ”Është, e rëndësishme të pranojmë se kriza e refugjatëve është një problem europian që kërkon një zgjidhje europiane. BE ka një vlerësim të lartë të kredisë dhe kapaciteti i saj i huamarrjes është kryesisht i papërdorur, "shpjegoi ai. "Kur duhet që ky kapacitet të përdoret nëse jo në një krizë ekzistenciale?"

Soros, gjithashtu ritheksoi në atë takim angazhimin e tij për një Europë të hapur kufijtë në fjalimin e tij, i cili u titullua "Si të shpëtojmë Europën".

"BE duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm, por t'i mbajë ato të hapura për emigrantët e ligjshëm. Shtetet anëtare, nga ana tjetër, nuk duhet të mbyllin kufijtë e tyre të brendshëm, "tha ai. "Ideja e një" kështjelle Europiane "të mbyllur” për refugjatët politikë dhe emigrantët ekonomikë jo vetëm shkel ligjin evropian dhe ndërkombëtar; është gjithashtu krejtësisht jorealiste “.
Soros, rreth kësaj ideje dhe qendrimeve të tij majtiste mbi refugjatët që vijnë në Europë, nga ISIS, mori “goditje” të forta në të dyja anët, nga SHBA, presidenti Donald Trump dhe nga Kryeministri hungarez Viktor Orban, për fjalim e tij që kishte mbajtur në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë me 29 Maj 2016.

Ku miliarderi liberal pohoi se Europa, tani është në "rrezik ekzistencial" falë pjesërisht të qendrimeve të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Soros, ka thënë se "e gjithë Europa, është e përfshirë nga kriza e refugjatëve. Udhëheqësit e paskrupullt e kanë shfrytëzuar atë edhe në vendet që i kanë pranuar me vështirësi refugjatët. Në Hungari, kryeministri Viktor Orban bazoi fushatën e tij të rizgjedhjes, tha ai duke më akuzuar gabimisht për planifikimin e përmbytjes së Europës, përfshirë Hungarinë, me refugjatët myslimanë.

Sipas Soros, ”Orbán po paraqitet tani si mbrojtësi i versionit të tij të një Europë të krishterë, e cila sfidon vlerat mbi të cilat bazohet BE. Ai po përpiqet të marrë përsipër udhëheqjen e partive të krishtera demokratike që formojnë shumicën në Parlamentin Evropian, “.

"Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, kanë acaruar problemet e BE. Me tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Presidenti Donald Trump, ka shkatërruar në mënyrë efektive aleancën transatlantike. Kjo ka vënë një presion shtesë mbi një Europë tashmë të pushtuar, "paralajmëroi miliarderi. "Nuk është më një figurë e fjalës për të thënë se Europa është në rrezik ekzistencial; është realiteti i ashpër. “

Mirëpo, ajo që lë shumë dyshime në lidhje me iden e Soros, gjithashtu angazhimin e tij për një Europë të hapur kufijtë nën slloganin e tij "Si të shpëtojmë Europën”, mbetet edhe pretendimi për hapjen e kampeve me refugjatët e Sirisë, që shumica e tyre kan lidhje me ISIS, në Europë, përfshirë Serbinë dhe Shqipërinë.

Vuçiç dhe Edi Rama, ishte në Francë ditët e fundit të këtij muajit dhe duket se ka pasur disa takime që nuk ka dashur t’i bëjë publike në Shqipëri. Kështu të paktën ka qenë edhe takimi mes Soros, Ramës, dhe Vuçiçit, i zhvilluar në Paris në një konferencë të përbashkët.

Takim ky që është shoqëruar simbas një video e shperndar në medien elektronike sociale Facebook, me dyshimin e hedhur nga e ashtuquajtura Lëvizja Antisoros, e cila pyet se :”Çfarë e pyeti Sorosi, Vuçiçin për refugjatët e ISIS në Shqipëri e Serbi?’, dhe përse e ka fshehur ERTV e Edi Ramës, pyetjen e Soros, për refugjatët sirian , drejtuar Vuçiçit e Edi Ramës, shkruan Lëvizja Antisoros në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat