Daçiq: Serbia po bën përpjekje të gjejë zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën

Lajme

Daçiq: Serbia po bën përpjekje të gjejë zgjidhje të qëndrueshme me Kosovën

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 21:32
Ivica Daçiq

Serbia është e gatshme që të vazhdojë përpjekjet e saj në drejtim të gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme që do të jetë në interes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të kontribuojë në stabilitetin e tërë rajonit.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq pas një takimi me shefin e Sektorit për Marrëdhënie Bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Marshik.

Gjatë diskutimit u tha se rëndësia e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, përcjellë lajmi.net.

Bashkëbiseduesit theksuan veçanërisht se dialogu midis dy vendeve është në një nivel të lartë si dhe ka një trend të vazhdueshëm përmirësimi.

Daçiq ka theksuar se roli i SHBA-ve është konstruktiv dhe kjo fuqi është duke i bërë presion Kosovës për disa çështje.

Ai ka shtuar se formati i dialogut nuk duhet ndryshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat