Vëllezërit e Beg Rizës kundër njëri tjetrit: Tezakja e tyre sqaron gjithçka, përmend tradhtinë e Begut, Ali Ahmetin dhe Ramush Haradinaj

Lajme

Vëllezërit e Beg Rizës kundër njëri tjetrit: Tezakja e tyre sqaron gjithçka, përmend tradhtinë e Begut, Ali Ahmetin dhe Ramush Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 16 qershor 2018 Në ora: 22:17
Beg Rizaj, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj

Zize Liza Pepshi një anëtare e devotshme e LDK-së në diasporë, njëkohësisht tezake e Beg Rizës, ka reaguar ashpër ndaj vëllait të Begut, Ramizit i cili pas konfliktit të vëllait të tij, Aliut me kreun e Qeverisë Ramush Haradinaj ku nuk e lejoi ta zbulonte shtatorën e Begut, Ramizi ka publikur një fotografi me Ramush Haradinaj ku në nëj farë mënyre kërkoi flaje për sjelljen e Aliut, shkruan gazeta “Bota sot”.

Zize Pepshi përmes një postimi në Facebook thotë se, tëzakut të saj, Ramizit po i përzihat diçka në bark kur po ia ngucin Ali Ahmetin dhe Ramush Haradinajn.

Ajo e pyet Ramizin se pse po del kundër vëllait të gjallë dhe atij të ramë në pritë nga tradhtia?

Ky është postimi i Zize Liza Pepshit pa ndërhyrje:

"Tezaku, Ramiz Riza, kërkoj falje për, gjëja sjelljen jo të mirë të vëllaut të tij, Ali Riza, që nuk lejon kryeministrin, R. Haradinaj, ta zbuloj shtatorën e vëllait të tij, Beg Rizaj.

Këtij tezakut, Ramiz Riza, diçka po i përzihet në bark, kurë po ja ngucin, Ali Ahmetin, atëherë dhe Ramush Haradinaj, tash.

Çka ke tezak, Ramiz që po gjuhesh për njerëz që mund të jen të dyshimt në rastin Kumanova ?

Ç'far po të përzihet nëpër bark, kêshtu ?

Kush po të shtynë Ty, të ngrihesh kunder vëllaut të gjallë, Aliut dhe vëllaut tashme të ramë në pritë nga tradhëtia, Begut ?

Shumë më e ndershme do të ishte, të mos flisje fare, sepse, tezak Ramiz, mund të mbushesh më mëkat, ndaj shpitit të vëllaut Begut, dhe shokut të tij Mirsad Ndrecaj....

Tezak, po të ishin veq pak të ndershem ata që sollen shtatorën e Begut, nuk do ta ndanin nga Mirsadi, ata shkuan dhe vdiqen bashk.

Pa më trego tezak, pse nuk reagove në këtë pikë, por, reagove kunder sjelles shumë të drejtë të vëllaut, Aliut i cili ka plotësisht të drejtë, t'a zbuloj shtatorën e vëllaut të vet ! ZLP".

Image
Fotografia e publikuar e Ramizit

Ndryshe më herët Ramiz Rizaj ka folur për incidentin e ndodhur sot në Deçan gjatë jatë zbulimit të shtatores së vëllait të tij Beg Rizajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se "nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!".

Postimi i plotë:

Nganjëherë në ngjarje të mëdha ndodhin keqkuptime për të cilat unë si kryefamiljar i familjes Riza kërkoj falje për një lëshim që na ndodhi në manifestimin e sotëm..!!

Shumë gojëkëqij dhe media fatkeqësisht u munduan ta përshkruajnë si incident me Kryeministrin, por jo Kurrë, Kurrë s`ka ndodhë as nuk ndodhë që familja jonë të ketë ndonjë paqartësi apo kundërshtim ndaj Heroit të gjallë të Shqiptarisë, Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj..!!

#Gjithmonë me ty Nderi i Kombit#

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat