Deputeti i LDK-së: Katër djemtë shqiptarë, na zbardhen fytyrën

Lajme

Deputeti i LDK-së: Katër djemtë shqiptarë, na zbardhen fytyrën

Nga: N.H Më: 17 qershor 2018 Në ora: 22:44
Pamje nga dueli Neymar vs. Behrami

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumit Abdixhiku, thotë se dikur katër djem shqiptarë ofendoheshin nga turbo-folk nacionalistët tan dhe i quanin tradhtar veçse luanin për shtetin që i pranoj e i’u bë shtëpi, ndërsa sot ata na zbardhin fytyrën.

Abdixhiku këtë koment e ka bërë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës, ku djelmoshat nga Kosova bën një lojë të shkëlqyer.

Tutje, Abdixhiku thotë se Valon Behrami nga Mitrovica, i ka fituar 100% të dueleve ndaj Neymarit.

“Disa vite më parë, këta 4 djem shqiptarë ofendoheshin nga turbo-folk nacionalistët tanë. I quanin tradhtar veçse luanin për shtetin që i pranoj e i’u bë shtëpi. Sot ata na zbardhin fytyrën. Mburremi një vend i tanë me ta. Përndryshe, sipas statistikave zyrtare, Valon Behrami - nga Mitrovica, ka fituar 100% të dueleve ndaj Neymarit 220 milionësh”, shkruan deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat