Ministrat e Listës Serbe sillen si të tillë vetëm kur ju konvenon, ja rasti i fundit

Lajme

Ministrat e Listës Serbe sillen si të tillë vetëm kur ju konvenon, ja rasti i fundit

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 19:47
Dalibor Jevtiq

Pas disa javësh pa energji elektrike, qendrës kolektive në Brezovicë sot i është rikthyer ajo, pas angazhimit të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë për Kthim dhe Komunitete dhe ministrit Dalibor Jevtiq.

Kështu ka thënë vetë ministri Jevtiq në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve.

Sipas raportimit, për rikthimin e rrymës ka intervenuar edhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

I përfshirë ishte edhe kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

“Pas takimeve të shumta dhe bisedave është gjetur zgjidhje që të rregullohet çështja e borxhit që kjo qendër e ka, kurse energjia elektrike është rikthyer sërish në objektet në Brezovicë në të cilat qëndrojnë personat e zhvendosur”, thuhet në raport.

Nisur nga kjo, ministrat e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës të cilët kohë më parë kanë dhënë dorëhequr, vazhdojnë të sillen si ministra vetëm kur ju konvenon.

Kështu është rasti edhe me ministrat tjerë serbë, jo vetëm me Jevitiqin i cili mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit. Megjithatë, në Kuvend, deputetët e Listës Serbe kanë kaluar në opozitë, paradoksalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat