Të dhënat personale për gjobat në trafik janë të sigurta

Lajme

Të dhënat personale për gjobat në trafik janë të sigurta

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:58
Të dhënat personale

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka sqaruar se mbrojtja e të dhënave personale në ueb modulin për kontrollin e gjobave në trafik është në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe se të gjitha të dhënat e shfaqura janë të enkriptuara sipas standardeve për enkriptim.

Lansimi i këtij ueb-moduli si fazë testuese ka filluar me datën 06.07.2018, në ueb faqen e PK-së, ku është instaluar ikona “Gjobat në trafik", ku pas klikimit në të njëjtën dhe ofrimin e të dhënave si numri personal, emri dhe mbiemri, çdo qytetar do të ketë mundësi t’i gjejë sa tiketa të papaguara i ka, numrin e tiketës, në cilin stacion janë shqiptuar dhe sa e kanë vlerën.

Policia e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi në kualitetin e shërbimeve, përfshirë këtu edhe rifreskimin e të dhënave në rastet kur qytetarët i ofrojnë dëshmitë mbi pagesën e gjobave, me qëllim të shlyerjes së tyre nga sistemi.

Ndryshe, lansimi i këtij ueb-moduli në ueb faqen zyrtare të PK-së vjen pas kërkesave të shumta dhe prezencës së shtuar të qytetarëve nëpër stacione policore për t’u informuar lidhur me numrin e kundërvajtjeve/gjobave të papaguara që mund t’i posedojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat