Mesazhi që do t’ju bëjë me lotë i kolegut të Jetonit, i cili ndërroi jetë bashkë me familje

Lajme

Mesazhi që do t’ju bëjë me lotë i kolegut të Jetonit, i cili ndërroi jetë bashkë me familje

Nga: P.R Më: 9 korrik 2018 Në ora: 23:35
Familja Sadikaj mbetën të vdekur në aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

Në aksidentin e tmerrshëm në magjistralen Suharekë – Duhël, mbetën të vdekur familja pesë anëtarëshe Sadikaj nga Sopija e Suharekës.

Familja pesë anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër. Hydajete Sadikaj, 56 vjeçare Jeton Sadikaj, 33 vjeç , Albesa Sadikaj, 27 vjeçe dhe dy familjet  Erjoni 6 vjeç dhe Eliesa Sadikaj 4 vjeçe vdiqën në aksidentin e rëndë në Suharekë.

Kolegu i punës së Jetonit, Driton Demiri ka shkruar një mesazh shumë prekës në faqen e tij në facebook.

Ai në këtë mesazh e ka kujtuar momentin kur Jetoni e kishte ndihmuar kur kishte shkuar për herë të parë në Zvicër.

“Me Kujtohet Dita e Par qe kam ardh ne zvicerr ishe ti aj qe me ngushllove si nje MERGIMTAR me the mirserdhe vlla dhe ja Nisem me punu bashk duke i kajt hallet e Dertet per 5 vite”, ka shkruar ai, përcjellë “Bota sot”.

Ky është mesazhi i plotë:

Koleg Qenka e vështir me u zgju ne mengjes pa e pa buzqeshjen tende  po sepse ishe ti aj me i miri ne pun ishe ti aj qe smungoje asnjeher ne pune ishe ti qe naj beje diten 5 minuta edhe pa e fol as nje fjal te vetme ishe ti kolega dhe SHOKU me i dashur nga te gjith Me Kujtohet Dita e Par qe kam ardh ne zvicerr ishe ti aj qe me ngushllove si nje MERGIMTAR me the mirserdhe vlla dhe ja Nisem me punu bashk duke i kajt hallet e Dertet per 5 vite po ja qe ALLAHU I MADHERISHEM e paska shkru qe ky udhetim te jete i shkurte LUTEM PER TY VLLA Jeton Sadikaj qe te ben Allahu prej banoreve te xhehnetit ty dhe engjujt e tuPREHU NE PAQE SE BASHKU ME FAMILJEN TENDE SHEMBULLORE

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat