Reagon edhe Vulin: Serbët po i detyrojnë të jenë pjesë e një ushtrie që nuk e duan

Lajme

Reagon edhe Vulin: Serbët po i detyrojnë të jenë pjesë e një ushtrie që nuk e duan

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 18:31
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se autoritetet e Prishtinës me dhunë po tentojnë t’i detyrojnë serbët për t’u bërë pjesë e një ushtrie që ata nuk e duan.

Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq edhe pse ka presion të madh nga fuqitë e mëdha nuk po e pranon krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Edhe me presioni i madh i fuqive të mëdha për të pranuar Ushtrinë e Kosovës nuk arriti ta thyej presidentin serb dhe për arsye se ata e shohin që edhe qytetarët serbë mendojnë njëjtë si presidenti i tyre po ndërhyjnë me dhunë në përpjekje për t’i detyruar që të bëhen pjesë e një ushtrie që vet ata nuk e duan dhe nuk e njohin”, ka theksuar Vulin.

Tutje, duke komentuar arrestimin e serbëve në Gjilan, Vulin ka thënë se shqiptarët po tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë në veri të Kosovës.

“Ky është një kërcënim, ata duan të tregojnë se çfarë janë të gatshëm të bëjnë edhe në veri të Kosovës. Kjo tregon qartë se ata do e përdorin edhe ushtrinë në qoftë se ajo formohet. Serbëve nuk iu duhet një ushtri që është kundër tyre”, ka shtuar Vulin.

Ndaj këtij rasti reagoi edhe drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq duke dhënë ultimatum që të lirohen serbët pasi në të kundërtën Beogradi do të ndërprej dialogun me Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat