Gjendja shëndetësore e Nexhmije Pagarushës është stabile

Lajme

Gjendja shëndetësore e Nexhmije Pagarushës është stabile

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 13:27
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar në spital, këngëtaren Nexhmije Pagarusha

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar në spital, këngëtaren Nexhmije Pagarusha pas aksidentit të pësuar në banesën e saj.

Ai me këtë rast u informua për së afërmi për gjendjen shëndetësore të këngëtares së madhe Pagarusha dhe u shpreh i lumtur që gjendja e saj është e mirë dhe që fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë pas aksidentit të mbrëmshëm. 

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejt dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ministri Gashi. 

Ministri i ka ofruar këngëtares Pagarusha mbështetjen e plotë të MKRS-së për çfarëdo që është e nevojshme për këngëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat