Kleriku serb prorus me shqiponjën kuq e zi

Lajme

Kleriku serb prorus me shqiponjën kuq e zi

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 14:08
Fotografitë janë të realizuar ditët e fundit në Cetinje të Malit të Zi, ku edhe shërben kleriku i Kishës Ortodokse Serbe.

Amfiholije Radoviq, kleriku serb i njohur për qëndrime radikale ndaj shqiptarëve dhe Republikës së Kosovës, është fotografuar duke pirë konjak me gotë të simbolit kombëtar shqiptar – flamurin kuq e zi.

Ai njihet për qëndrime proruse dhe ka marrë disa çmime nga Rusia. Mirëpo fotografitë e fundit do të shkaktojnë reagime të shumta, mëson KosovaPress.

Fotografitë janë të realizuar ditët e fundit në Cetinje të Malit të Zi, ku edhe shërben kleriku i Kishës Ortodokse Serbe.

Kisha serbe tashmë është në konfuzion të madh në raport me Amfiholijen, i cili edhe ashtu ka qenë i dyshimtë për një spiun të perëndimit. Më parë mediat serbe e kanë transmetuar që mu ky peshkop serb e kishte akuzuar Aleksandar Vuçiqin për tradhti kombëtare.

Por menjëherë nga kabineti i Vuçiqit pati dalë reagimi që i kishte thënë atij se “Amfiholije nuk do ta udhëheqë politikën shtetërore të Serbisë”. 

Përplasjet në Kishën Ortodokse Serbe janë tashmë të dukshme. Në Serbi ka zëra se klerikët e saj janë të shitur, dikush në Moskë e dikush tjetër në Uashington.

Derisa nuk ka pasur të dhëna se ndonjë klerik serb, e aq më pak Amfiholije mund të jetë bashkëpunëtor i ndonjë institucioni shqiptar apo kosovar. Mirëpo, dyshimet ndër serbët janë bërë edhe më të mëdha që kur Amfiholije shkoi në Ulqin për ta kryer një rit fetar mbi themelet e kishave shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat