Markoviq: Deklarata e shqiptarëve të Kosovës Lindore, përpjekje për ta shantazhuar Serbinë

Lajme

Markoviq: Deklarata e shqiptarëve të Kosovës Lindore, përpjekje për ta shantazhuar Serbinë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:17
Dragan Markoviq

Deklarata e përbashkët e politikanëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës për pjesëmarrje në dialogun mes Kosovës dhe Serisë që zhvillohet në Bruksel, nuk është pritur mirë nga politikanët serbë.

Madje ka pasur edhe të tillë që e kanë quajtur deklaratën tendencioze dhe shantazhuese.

Dragan Markoviq, i njohur gjerësisht si “Palma”, deputet i Parlamentit të Serbisë dhe kryetar e themelues i partisë Serbia e Bashkuar, ka thënë se deklarimi i shqiptarëve të Luginës është projekt i dikujt tjetër, duke aluduar në Shqipërinë.

“Deklarata e shqiptarëve nga jugu i Serbisë është një përpjekje për të shantazhuar vendin”, ka deklaruar Markoviq.

“Nuk është rastësisht se ajo u soll disa ditë përpara dialogut në Bruksel”.

“Autori i Deklaratës, e miratuar dje nga shqiptarët nga jugu i qendrës së Serbisë, nuk është as nga Presheva, as nga Bujanoci, as nga Medvegja, as nga Prishtina. Ky autor ka kohë që është lexuar dhe është i njohur për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat