Takim pas takimi, një herë me Mogherinin, pastaj me Avramopulos

Lajme

Takim pas takimi, një herë me Mogherinin, pastaj me Avramopulos

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:34
Mogherini- Avramopulos

Delegacioni i Kosovës do të arijë rreth orës 08:30 në ndërtesën e BE-së për takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, i cili do të fillojë më 08:45.

Pjesë e këtij delegacioni të prirë nga presidenti Hashim Thaçi, janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Dardan Gashi.

Pas këtij takimi, Mogherini do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ndërkaq më pas do të takohet me të dy presidentët, atë të Kosovës dhe serb.

Ndërsa, në orën 17:00, delegacioni nga Kosova pritet të takohet me Eurokomisarin për Migrim, Dimitris Avramopulos, ku pritet që qytetarët e Kosovës ta marrin lajmin për viza.

Përmes intensifikimit të dialogut Prishtinë-Beograd, po synohet që të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse ku Kosova pritet ta ketë më në fund ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat