Shërbimi i sigurimit rus zbulon përse vetëm Putini kishte ombrellë

Lajme

Shërbimi i sigurimit rus zbulon përse vetëm Putini kishte ombrellë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:28
Shumica shumë shpejtë bënë pyetje përse vetëm Vladimir Putini kishte ombrellë, derisa të gjithë të tjerët mbetën të lagur.

Ombrella për kryetarin rus Vladimir Putin shumë shpejtë u shfaqë në momentin kur filloi shiu në Moskë, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve pas finales së Kampionatit Botëror, mirëpo politikanët tjerë nuk e kishin atë fat.

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitanovic, e veshur me fanellën kroate, dhe presidenti francez Emmanuel Macron, qëndronin afër Putinit duke u lagur nga shiu dhe për ta nuk erdhi shpëtimi në formën e ombrellës.

Shumica shumë shpejtë bënë pyetje përse vetëm Vladimir Putini kishte ombrellë, derisa të gjithë të tjerët mbetën të lagur.

Shërbimet ruse kanë publikuar kumtesë në të cilën janë përpjekur të japin sqarim për këtë çështje.

“Kujdesi për ombrellë është brenga e personit i cili e ruan presidentin. Në raportin e shërbimit rus të sigurisë qëndron qartë se ombrella duhet të hapet mbi kokën e Putinit si të bie pika e parë e shiut. Në lidhje me këtë, pyetjet mbi ombrellën duhet t’i adresohen truprojave të Makronit dhe Kolindës”, shkruan në kumtesën e shërbimit rus.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat