Policia e Kosovës ka arrestuar në mbrëmjen e më mërkurës katër persona, dy malazez, një shtetas serb dhe një shtetase e Kosovës.
Sipas mediave vendor femra e arrestuar është Laureta Zyba e cila është valltare në klubet e natës.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar arrestimin e këtyre personave duke njoftuar se arrestimi është bërë në bashkëpunim ndërkombëtar dhe se dy nga të kërkuarit dyshohen se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’.
“Policia në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze, me datën 18.07.2018, në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./BS