71-vjeçar, pa kontratë dhe duke kryer punë të rënda fizike – detaje nga vdekja e punëtorit në Prizren

Lajme

71-vjeçar, pa kontratë dhe duke kryer punë të rënda fizike – detaje nga vdekja e punëtorit në Prizren

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:49
Ilustrim

Ragip Syla, i lindur në vitin 1948, ka vdekur mbrëmë rreth orës 20:00, në vendin e tij të punës, në fshatin Lubizhdë, të komunës së Prizrenit.

71-vjeçari tashmë i ndjerë, kishte rënë nga një lartësi mbi tri metra, duke i shkaktuar plagë vdekje prurëse.

Ragipi Syla, kishte qenë i punësuar në një zhdrukthtari, ku është përpunuar druri për të prodhuar mobile.

Ai përveç që nuk kishte pasur kontratë pune, kishte kryer edhe punë të rëndë fizike, përkundër që mosha e tij ishte 71-vjeç.

Hazir Berisha, Zëdhënës i Policisë në Prizren, ka thënë se hetimet e para për këtë ngjarje dërgojnë tek një vdekje aksidentale.

Ai ka thënë se Syla kishte rënë nga një lartësi, duke vdekur gjatë rrugës për në QKUK.

Berisha për ka thënë gjithashtu se dyshohet se 71-vjeçari kishte punuar si rojtar i objektit të punës, por që aty sipas tij kishte kryer edhe punë të rënda fizike.

“Dyshimet e para dërgojnë tek një vdekje aksidentale, ku i ndjeri kishte rënë nga një lartësi prej tri metrash. Ai ka vdekur rrugës për në QKUK. Po ashtu, sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, i ndjeri kishte punuar si rojtar në një fabrikë ku janë prodhuar mobile, por, që dyshohet se aty kishte kryer edhe punë tjera fizike, sipas nevojës së kompanisë. Policia është duke e hetuar rastin, dhe do të dalë me qëndrim, pas hetimit përfundimtar nga organet kompetente të policisë”, ka thënë Berisha për Insajderi.

Ky nuk është rasti i vetëm në këtë vit, ku kosovarët vdesin në vendet e tyre të punës.

Prej vitit 2016 deri tash, 26 punëtorw kanë vdekur në vendet e tyre të punës. Shumica e këtyre personave kanë vdekur duke punuar në kushte të këqija dhe pa siguri në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat