Protestojnë veterinarët e ardhshëm, kërkojnë objekt për studime

Lajme

Protestojnë veterinarët e ardhshëm, kërkojnë objekt për studime

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:31
Protesta para Rektoratit

Filloi të ndërtohet që nga vitit 2013 por ende nuk ka përfunduar. Kështu studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nuk kanë objekt për mësime.

Kjo është arsyeja pse sot u protestua para Rektoratit.

Organizata studentore Reforma mbajti protestë duke shpalosur kërkesat e studentëve.

Objekti ka filluar të ndërtohet në Fushë Kosovë por nuk ka përfunduar ende, e studentët presin që në tetor të fillojnë mësimet në të.

Nënkryetari  dhe kryetari i ardhshëm i Parlamentit Studentor, Arben Elshani, tha se i janë drejtuar me disa pyetje publike Rektorit të Universitetit, të cilat i paraqitën edhe me letra.

Elshani: Kërkojmë të na informojnë vazhdimisht

“E ftojmë të na mbajë të informuar për çdo zhvillim në Universitetin e Prishtinës”, tha ai, duke theksuar se presin që nga tetori studentët t’i vazhdojnë studimet në objektin e ri.

Ndërsa kryetari i Reformës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Leotrim Asllanaj, tregoi se kjo kërkesë iu parashtrua Rektoratit javën e kaluar.

Ai gjithashtu kërkoi nga MASHT të tregojë më hollësisht se kur do të bëhet përfundimi i objektit.

Asllanaj: Duhet kushte që të kemi perspektivë

“Në atë kohë, ish- ministri Ramë Buja pati theksuar se perspektiva e një shteti është bujqësia dhe veterinaria. Mirëpo që të kemi perspektivë më të mirë duhet që edhe kushtet ku mësojnë studentet të jenë më të mira”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat