ISPE hedh akuza ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit

Lajme

ISPE hedh akuza ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë së Akreditimit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:49
Avni Mazreku

Përfaqësuesi i Kolegjit ISPE, Avni Mazreku në një konferencë për media ka prezantuar fakte që ky kolegj, sipas tij i ka për keq bërjet nga ana e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, dhe vartësve të tij- anëtarë të Bordit të Agjencisë së Akreditimit.

Mazreku ka paralajmëruar se fakte të tjera për parregullsi do të publikohen në vazhdimësi.

Po ashtu ai tha se do të bëjnë një kallëzim penal dhe kërkojnë nga prokurori i shtetit që ta hetojnë në esencë sistemin e Agjencisë së Akreditimit.

Mazreku: Ministri Bytyqi pa drejtë po na sulmon

“Po flasim për njerëzit, kyç vendimmarrës të Agjencisë së Akreditimit, që dominohen nga njerëz të një kolegjit të caktuar. Ta kemi të qartë, unë nuk kamë asgjë kundër asnjë kolegji, as nga stafi nuk besoj se ka diçka kundër ndonjë kolegji. Asnjë herë nuk e kemi sulmuar askënd, as nuk jemi duke sulmuar ndonjë kolegj, jemi duke fol për një institucion të shtetit për të cilin ne paguajmë taksë, jemi duke fol për ministrinë e Arsimit dhe Agjencinë e Akreditimit, ku pa të drejtë, në fakt, pa të drejtë ministri i Arsimit përdorë të gjithë logjistikën, e përdor ministrinë e Arsimit, me sulumuar një inistitucion të vetëm. Ne e patëm qëndrimin tonë publik në ditën kur ka ndodhur vendimi”, ka thënë Mazreku.

Ai ka shtuar se këtu shihet neglizhenca, dhe veprimi në kundërshtim me ligjin e ministrit të Arsimit, lidhur me rregullat bazë të një sistemi demokratik dhe ligjor.

Mazreku: Avokati i popullit është institucion që është përgjigjur pozitivisht

“A e dini ju gazetarë të nderuar, Agjencia e Akredimit, të njëjtit njerëz vendos në tri përkatësisht në katër nivele. Vendos një vendim po supozojmë negative ose pozitiv, pala ankohet, ai vendim shkon te të njëjtit njerëz, shkon në shkallën e tretë. P.sh, veprimi për suspendim u vendos pesë herë nga të njëjtit njerëz nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Normalisht Kolegji ISPE ka kontaktuar zyrën e Avokatit të Popullit, Hilimi Jashari, dhe më datën 3 të këtij muaj, gusht, ne pranojmë një letër të pranimit nga Avokati I Popullit, që ky do të jetë pjesë e shqyrtimit të ankesave dhe gjithë problemit që janë shkaktuar kolegjit ISPE, që në fakt është I vetmi institucion që është përgjigjur pozitivisht në këtë proces”, ka thënë ai.

Mazreku në fjalën e tij të gjatë në konferencë ka thënë se tendenca e ministrit Byqyqi ka qenë të neglizhojë dhe të shtyjë procesin e përjashtimit të Kosovës nga EQAR.

Mazreku: Rrezik për të ardhmen e sistemit tonë arsimor

“Mos ngitja e zërit nga këto keq bërje e degradon edhe më tutje sistemin arsimor të Kosovës. Prandaj, është obligim i joni dhe i qytetarëve, edhe si prind, është obligim i yni edhe si bartës të aktiviteteve akademike që me I prezantuar faktet ashtu siç janë.Ne kemi listuar disa fakte, kemi filluar me njërin prej fakteve kyçe, që do të edhe rrezik për të ardhmen e sistemit tonë arsimor. Por do të jetë rrezik edhe për të ardhmen dhe perspektivën e studentëve në përgjithësi në Kosovë që ka diku mbi 100 mijë student. Roli i ministrit Bytyqi dhe mekanizmave te tjerë institucional të krijuar si bartës të këtyre institucioneve nga vet ministri Bytyqi në procesin e përjashtimit, përkatësisht anëtarësimit të Kosovës në EQAR. Në qoftë se i shohim dy dokumente që janë dy letra të ministrit të Arsimit, që mbajnë datat 12 tetor të vitit 2017 dhe lera tjetër po ashtu e ministrit e datës 15. 01.2018 e shohim se ministri i ars imit me qëllim e ka neglizhuar përgjigjen ndaj EQAR, duke i dhënë një përgjigje e cila i ngjason një përgjigje të një nxënësi të shkollës fillore”, ka thënë Mazreku.

Ai në fund tha se për këtë janë duke punuar për hartimin e një letre, ku para dërgimit në EQAR, do ta informojnë presidentin e shtetit, krye parlamentarin si dhe kryeministrin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat