Thaçi po e ndjek Vuçiqin me referendum

Lajme

Thaçi po e ndjek Vuçiqin me referendum

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:39
Thaçi, Mogherini dhe Vuçiq

Palët kundërshtare në tryezën e bisedimeve, këmbimi i shpeshtë i fjalëve të rënda në media, pastaj tema që i ka bashkuar Beogradin Prishtinën -dhe Aleksandar Vuçiqi e Hashim Thaçi të njëjtën ditë kanë paralajmëruar mundësinë e shpalljes së referendumit si kulm të bisedave për Kosovën, shkruan portali BBC në gjuhën serbe.

"Përgjegjësi për zgjidhjen e problemit të Kosovës, nëse do të ketë, duhet ta duhet të japin të gjithë qytetarët, ndërsa unë nuk do të ik nga përgjegjësia nëse nuk e marr mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë kryetari i Serbisë në konferencën për media.

Po atë pasdite, kryetari kosovar ia ktheu me të njëjtën përgjigje – se do të mund t’i dërgojë qytetarët në të njëjtin drejtim.

"Vërtet nuk mbetet gjë tjetër pos që qytetarët e Republikës së Kosovës të fuqizohen me marrjen e vendimeve se kush ka të drejtë deh cili opsion është në interesin e Kosovës.
Për këtë arsye është imperativ që qytetarëve t’iu mundësohet e drejta për referendum për të cilin punoj që të bëhet realitet“, ka thënë Thaçi duke folur për opsionin e ndryshimit të kufijve.

Për qytetarët në duart e të cilëve lihet përgjegjësia për vendimin përfundimtar, kjo nuk do të ishte kurrfarë risie – historia e re e rajonit është e shënuar me deklarime referendumiane.

Referendumet e shqiptarëve:

Trazirat e viteve të 90-ta filluan me të madhe kur shqiptarët e Kosovës në shatorin vitit 1991 vendosën të shpallin e ta mbajnë referendumin për pavarësinë e Kosovës.
Udhëheqja politike e Ibrahim Rugove për këtë projekt s’e kishte përkrahjen e Beogradit dhe referendumi zyrtarisht nuk u njoh kurrë.
Në referendum dolën 87,01 për qind nga më shumë se 1 milion votues, për pavarësi votuan 99,98 për qind e pjesëmarrësve e vetëm një numër shumë i vogël ishte kundër.
Në këtë rezultat u “gjunjëzua” referendumi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës në vitin 1992, por edhe ai e pati fatin e njëjtë.

Referendumet serbe: 

Referendumi i njohur zyrtarisht është mbajtur në’ më 23 prill 1998 kur Serbia i pyeti qytetarët e vet nëse e pranojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në zgjidhjen e problemeve në Kosovë.
Nga 73,05 për qind e atyre që dolën në referendum, kundër ishin 96,53 për qind.
Megjithatë, edhe pse referendumi u njoh zyrtarisht, ai nuk ka pasur fare efekt – kryetari i RF të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq së pari u dakordua për shkuarjen e misionit të OSBE-së në Kosovë ashtu që pastaj, pas bombardimeve të NATO-s, në Kosovë të jenë edhe trupat e NAO-s dhe ato të Rusisë.
Referendum i fundit në Kosovë, por vetëm në katër komunat në veri, është mbajtur në shkurtin e vitit 2012.
Qytetarët në pyetjen „A i pranoni institucionet e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës?“, negativisht janë përgjigjur 99,74 për qind e pjesëmarrësve, ndërsa me “PO” janë përgjigjur 0,26 për qind.
As ky referendum nuk e ka ndryshuar gjendjen faktike në terren, sepse me Marrëveshjen e Brukselit dhe me dakordimet e Vuçiqiti e të Thaçiti, ka vazhduar kyçja e serbëve në institucionet kosovare.
Ndërsa referendumi për përforcimin e pushtetit të Millosheviqit është mbajtur dy herë në fund të viteve të 80 të shekullit të shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat