Beogradi në Bruksel do të kërkojë mbrojtjen e manastireve në Kosovë

Lajme

Beogradi në Bruksel do të kërkojë mbrojtjen e manastireve në Kosovë

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:22
Ilustrim

Në dialogun me Prishtinën në një zgjidhje gjithëpërfshirëse, Beogradi do të insistojë në pozicionin e veçantë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Me këtë rast, pritet që të kërkohet një trajtim i veçantë për mbi  44 objekte fetare  dhe monumente.

Kështu raporton gazeta beogradase e cila shkruan se kjo do të jetë në mesin e kërkesave kryesore të Beogradit gjatë dialogut për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Përveç kësaj, siç shkruan kjo gazetë duke iu referuar burimeve, pala serbe do të kërkojë  që në mbrojtje të hyjnë edhe disa objekte kulturore dhje fetare të Kishës Ortodokse Serbe, dhe kësaj të fundit t`i lejohet që të ketë të drejtën e plotë për t`i pasur në dispozicionin gjithë pasurinë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme.

“Në Zonën e Veçantë të Mbrojtur e trashëgimisë serbe bien : Manastiri i Deçanit, Graçanicës, Patriarkana e Pejës, të cilat janë nën mbrojtjen e UNESCO-s, si dhe tempujt dhe kishat e tjera në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë, Rahovec … dhe ura mesjetare në Vushtrri, monumenti i Gazimestanit, kalaja e Zveçanit, qyteti i Novobërdës, fshati Hoçë e Madhe ”

“Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha në fjalimin e tij të martën  se do të shihet se sa duhet të mbrohen zonat, dhe se pasuria e Kishës Ortodokse Serbe në mënyrë të qartë duhet t`i takojë asaj”, shkruan më tej”Veçernje Novosti”.

Raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë pritet të ndodhë muajin e ardhshëm, kurse sipas ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në  muajt e ardhshëm do të intensifikohen bisedimet në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat