“Reuters”: Vuçiç pranon kompromisin me Kosovën

Lajme

“Reuters”: Vuçiç pranon kompromisin me Kosovën

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:02
Aleksandar Vuçiq

“Vuçiç do të pranojë kompromisin në përcaktimin e kufirit me Kosovën vetëm për një arsye, që Serbia të plotësojë kushtin e fundit për bashkimin në BE”.

Kështu ka shkruar së fundmi “Reuters”, duke thënë se Presidenti serb është i gatshëm për kompromis.

Gjithnjë sipas kësaj agjencie, politika serbe e udhëhequr nga Vuçiç do të kërkojë dhe do të arrijë autonomi më të madhe për enklavat serbe në Kosovë, mbrojtjen e manastireve ortodokse dhe kompensime financiare për objektet industriale e energjetike që politika serbe i cilëson si prona të saj.

“Reuters” thekson se Vuçiç do të ketë kundër ideve të tij Kishën Ortodokse Serbe dhe politikanët nacionalistë serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat