Tre gjëra për Kosovën që Moska nuk do t’i pranojë

Lajme

Tre gjëra për Kosovën që Moska nuk do t’i pranojë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:26
Maria Zaharova

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova vizitoi Beogradin, ku specifikoi se çfarë Moska nuk do të pranonte lidhur me çështjen e Kosovës.

Ajo tha në një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se Moska mbetet e qëndrueshme për Kosovën, por se ajo do të mbështesë një marrëveshje që është e mirë për Serbinë.

Sputnik ka listuar tre gjëra për Kosovën “të cilat Rusia nuk do t’i pranojë”.

Zaharova theksoi se Moska nuk do të pranojë “gënjeshtrën që Kosova është e ndarë nga Serbia me referendum”.

Gjithashtu, “nuk do të kalojë” rast i Kosovës si “shembull unik në Evropë”. As nuk do të jetë e mundur të fshihet kujtesa historike.

Kujtojmë, Maria Zaharova deklaroi se Rusia ka një qëndrim të qëndrueshëm nga i cili nuk do të largohet dhe të mbrojë respektin për të drejtën ndërkombëtare.

E pyetur nëse Rusia ka problem ndryshimin e kufijve në Ballkan, me rastin e demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo vetëm nëse ajo do të ishte “një çështje më shumë për Serbinë dhe qytetarët serbë” dhe se Rusia mbetet konsistente ku pozita e së cilës nuk është “teorike”, por “praktike dhe i bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat