Më 26 gusht, përkujtohet heroi i kombit Ismet Rrahmani në Aqarevë

Lajme

Më 26 gusht, përkujtohet heroi i kombit Ismet Rrahmani në Aqarevë

Nga: N. Sh Më: 14 gusht 2018 Në ora: 11:12
Ismet Jashari

Vëllai i dëshmorit të kombit, Ismet Rrahmani, Destani ka njoftuar të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në Aqarevë, te Kulla e gurit për të nderuar gjakun e burrit, në 20 vjetorin e rënis në përjetësi të heroit Ismet Rrahmani.

Përkujtimet do të mbahen me 26 gusht nga ora 12:00.

Destani ka shkruar rrugët në tri drejtime e si mundeni të shkoni për të përkujtuar heroin Ismet Rrahmani.

Ky është postim i tij:

Mirë se vini në Aqarevë e Flamurit dhe akademisë Ushtarake te UÇK-së, te Kulla e gurit për te nderuar gjakun e burrit, në 20 vjetorin e tij në përjetësi, me 26 gusht 2018 ora 12, ditë e diele !

Te nderuar bashkëkombës pa dallim feje dhe partie politike ju qe i keni mundësitë për te udhëtuar dhe nderuar te Kulla e Ismetit gjakun e tij, me poshtë i keni te shënuara ne vija të trasha rrugët ne tri drejtime, qe duhet ndjekur qe te kaloni sa më mirë, rrugët e asfaltuara !

Rrugët qe duhet te ndjekur për te Kulla e Ismet H. Rrahmanit !

Prishtin.Komoran.Drenas.Skenderaj.Llaush.Turiqefc.Kopiliq.Aqarevë. Shkolla Ismet Rrahmani vazhdohet tutje e gjithë rruga e asfaltuar, Lagja Jashari vazhdo tutje për te Kulla e Ismet H. Rrahmanit !

Prishtin.Komoran.Arllat.Kjevë.Gllarevë.Klinë e Dukagjinit rruga për Skenderaj. Jashanicë. Mburojë. Kopiliq. Aqarevë. Shkolla Ismet Rrahmani. vazhdohet tutje e gjithë rruga e asfaltuar, Lagja Jashari vazhohet tutje për te Kulla e Ismet H.Rrahmanit !

Prishtin.Komoran.Arllat.Kjevë.Rigjevë.Dobërdol.Ujmirë.Shtaric.Jashanicë.Mburojë. Kopiliq. Aqarevë. Shkolla Ismet Rrahmani. Vazhdohet tutje e gjithë rruga e asfaltuar, Lagja Jashari vazhdohet tutje për te Kulla e Ismet H.Rrahmanit !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat