Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të Ganës, Shirley Ayorkor Botchway, takim në të cilin ka shfaqur shpresën që “ky vend të shqyrtojë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës”.
Vuçiq e njoftoi zyrtaren ganeze për pozitën e Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës, gjendjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe nevojën për të arritur një zgjidhje kompromisi.