SDA dënon përdorimin e ushtrisë serbe në Sanxhak

Lajme

SDA dënon përdorimin e ushtrisë serbe në Sanxhak

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:03
Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut dënon ashpër demonstrimin e forcës nga ushtria serbe me fluturimin e sotshëm të aeroplanëve ushtarakë serbë mbi Novi Pazar, duke thënë se ky është një kërcënim i hapur për të frikësuar qytetarët e Sanxhakut.

“Ushtria serbe, policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kryen krimet më të rënda kundër boshnjakëve të Sanxhakut, për të cilët askush nuk i është përgjigjur deri tani dhe  këto krime as që janë ndriçuar. Për këtë arsye, boshnjakët e Sanxhakut shohin ushtrinë serbe, policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë,  e përjetojnë si forcë kërcënuar i forcave e armatosura dhe një rrezik objektiv për jetën”, thuhet në reagim. 

Partia e Aksionit Demokratik (SDA) kërkon që presidenti dhe kryeministri serb të pezullojnë çdo përdorim të mëtejshëm të forcave të armatosura serbe në Sanxhak, dhe të njëjtat të largohen menjëherë nga territori i Sanxhakut. 

SDA u bën thirrje po ashtu përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masat e duhura pa vonesë për të ndaluar kërcënimet dhe frikësimin  e boshnjakëve të Sanxhakut nga udhëheqja e shtetit serb dhe forcat e armatosura serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat