Shitet për 9500 euro letra e dërguar në adresë të babait të Anna Frankit

Lajme

Shitet për 9500 euro letra e dërguar në adresë të babait të Anna Frankit

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 23:20
?Shitet për 9500 euro letra e dërguar në adresë të babait të Anna Frankit

Një letër e pa hapur dërguar babait të Anna Frankit, adoleshentes hebreje e internuar me familjen e saj në kampet naziste dhe autore e një ditari me famë botërore, u shit sot në ankand në Holandë.

Letra u shit për 9500 euro në një ankand në Amstelveen, pranë Amsterdamit, pikërisht aty ku Anna Franki dhe familja e saj jetuan në fshehtësi në korrik 1942 në një apartament, hyrja e së cilit ishte maskuar pas një biblioteke të rreme.

Zarfi u dërgua në vitin 1942 në adresën ku jetonte familja që nga viti 1934, në sheshin “Merwedeplein” në Amsterdam, para se të jetonte në fshehtësi për t’i shpëtuar internimeve të hebrenjve në kampet famëkeqe naziste në Evropën Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat