Bërnabiq kryeson delegacionin e Serbisë në OKB

Lajme

Bërnabiq kryeson delegacionin e Serbisë në OKB

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 10:06
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, do të kryesojë një delegacion të Serbisë në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga sot deri më 28 shtator në New York.

Pjesë e delegacionit serb do të jetë gjithashtu zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme, Ivica Daçiq.

Atje nuk ka shkuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli, kanë udhëtuar të dielën për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojnë takime me zyrtarë të vendeve të ndryshme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat