Irani vazhdon ta trajtojë Kosovën pjesë të Serbisë

Lajme

Irani vazhdon ta trajtojë Kosovën pjesë të Serbisë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 23:28
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit këshillëdhënës islamik të Iranit, Ali Larixhani

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit këshillëdhënës islamik të Iranit, Ali Larixhani.

Siç përcjell gazeta e Beogradit “Blic”, zyrtari iranian e ka përsëritur përkrahjen për integritetin territorial të Serbisë.

Kjo do të thotë së Irani e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë dhe se e përkrah dialogun Beograd – Prishtinë.

Takimi është zhvilluar në Antalia, Turqi, ku po mbahet konferenca e kryetarëve të vendeve euroaziatike e kryeparlamentarja serbe e ka falënderuar Iranin që nuk e ka njohur dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat