Pas deklaratave të Komshiq se Kosova është e pavarur, reagon ashpër Ivica Daçiq

Lajme

Pas deklaratave të Komshiq se Kosova është e pavarur, reagon ashpër Ivica Daçiq

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:32
Zhelko Komshiq dhe Ivica Daçiq

Pas deklaratës së anëtarit kroat të Presidencës në Bosnje e Hercegovinë, Zhelko Komshiq, se Kosova për të është shtet i pavarur, ka reaguar shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Sipas tij Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën, dhe se anëtarët e Presidencës nuk po respektojnë integritetin territorial të Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, ka thënë se deklaratat e tilla prishin raportet e mira ndër fqinjësore dhe si nxisin reaksione reciproke.

“Ende pa e filluar mirë punën i sapozgjedhuri i Presidencës në Bosnje dhe Hercegovinë, Zhelko Komshiq, ka tentuar të provokojë Serbinë me deklaratën e tij se Kosova është shtet i pavarur. Edhe unë personalisht konsideroj se Republika Srpska mund të jetë shtet i pavarur kur atë mund ta bëjë edhe Kosova, por Serbia ka politikën e jashtme zyrtare me të cilën e njeh integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, ka shtuar Daçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat