Ky është 61 vjeçari që u vra sot në derë të shtëpisë në Gjakovë

Lajme

Ky është 61 vjeçari që u vra sot në derë të shtëpisë në Gjakovë

Nga: A.M. Më: 14 tetor 2018 Në ora: 15:39
Haxhi Ahmeti së bashku me djalin e tij Aliun, i cili u vra nga axha i tij në vitin 2013

Sot në Smolicë të Gjakovës, ka ndërruar jetë Haxhi Ahmeti 61-vjeç si pasojë e një shpërthimi të një eksplozivi të vendosur në shtëpinë e tij.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë konfirmuar se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Jozyrtarisht është thënë se eskplozivi ka qenë i montuar në kutinë e postës dhe se është aktivizuar me telekomandë.

Brenda kësaj familje ekziston edhe një histori po aq e trishtë sa kjo e sotmja. Më 2013, djali i Haxhiut, Ali Ahmeti, u vra nga axha i tij. Djali i viktimës së sotme ishte 29-vjeç.

Ndërsa, “Bota sot” publikon foton e 61-vjeçarit së bashku me djalin e tij Aliun, i cili u vra nga axha i tij në vitin 2013. 

Image

Haxhi Ahmeti së bashku me djalin e tij Aliun, i cili u vra nga axha i tij në vitin 2013

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat