Vuçiq i reagon ambasadorit amerikan në Beograd në lidhje me Kosovën

Lajme

Vuçiq i reagon ambasadorit amerikan në Beograd në lidhje me Kosovën

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 10:58
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kyle Scott

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott se Kosova është shtet sovran.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar sot deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott se Kosova është shtet sovran.

“Mendoj se përfaqësues nga Qeveria është dashur të reagonin ndaj asaj deklarate. Ambasador, nuk je ti i thirrur për t’i korrigjuar gazetarët”, deklaroi Vuçiq.

Ai po ashtu kërkoi nga Scott të shfaq më tepër mirënjohje ndaj shtetit nikoqir.

“Është e drejta e tyre, janë fuqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që para të gjithëve edhe fuqive të mëdha, t’i mbrojmë qëndrimet tona”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka theksuar se nuk ishte prezent në momentin e deklaratës nga Scott përndryshe do t’i reagonte i pari.

“Unë jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë dhe ku do. Ne kemi vija kufitare por që për momentin nuk e dimë se ku janë, as ne e as askush në botë. Unë mendoj se përcaktimi i kufijve është rruga e duhur për qetësinë në vend”, përfundoi Vuçiq. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat