Rusia kërkon nga Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për zbatim të marrëveshjeve me Serbinë

Lajme

Rusia kërkon nga Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për zbatim të marrëveshjeve me Serbinë

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 11:24
Alexander Grushko

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje Brukselit që t’i bëjë presion Kosovës për të zgjidhur situatën në vend, ka thënë Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko.

“Brukseli duhet t’i bëjë më shumë presion Prishtinës për ta detyruar atë të përmbushë detyrimet në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Grushko në një intervistë për gazetën ruse, “Izvestia”.

Sipas Grushkos, negociatat mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit, duhet të sillen në përfundimin logjik – veçanërisht në lidhje me funksionimin normal të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ai po ashtu ka theksuar se BE-ja, e cila ka marrë rolin e lehtësuesit, duhet të gjejë mjete tjera për të ndikuar në palën e Kosovës, e cila “jo vetëm se e ka sabotuar procesin negociues, por me veprimet e tyre, edhe e kanë komplikuar atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat